Zjarr në kampin e refugjatëve Rohingya në Bangladesh,humbin jetën 3 persona
BKT
   Bota

Zjarr në kampin e refugjatëve Rohingya në Bangladesh,humbin jetën 3 persona

Të paktën një grua 19-vjeçe dhe dy fëmijë të moshës 6 dhe 9 vjeç u raportua se kanë humbur jetën.

Qindra çadra janë zbrazur pasi një zjarr masiv shpërtheu në kampin e refugjatëve Rohingya në jug të Bangladeshit, njoftuan dëshmitarët okularë dhe autoritetet.

Mohammad Shamsud Douza nga Agjencia për ndihmë dhe riatdhesim për AA tha se zjarri në kamp shpërtheu në orën 15:30 sipas kohës lokale në qarkun jugor Cox's Bazar dhe se zjarrfikësit tentojnë ta vënë nën kontroll.

"Më shumë se 700 çadra janë zbrazur derisa zjarri ka dalë pothuajse jashtë kontrollit", tha për AA, Mayyu Khan, udhëheqësi i të rinjve Rohingya.

Muhammad Ayyub, një përfaqësues tjetër i Rohingya-ve, tha për AA përmes telefonit se të paktën një grua 19-vjeçe dhe dy fëmijë të moshës 6 dhe 9 vjeç u raportua se kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur.