Britania sanksionon zyrtarë kinezë për shkeljet të të drejtave të njeriut
Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha se "shprehja e fesë është kriminalizuar, gjuha dhe kultura ujgure janë diskriminuar në një shkallë sistematike".
Britania ka bërë të ditur se katër zyrtarë kinezë do të sanksionohen për shkelje "të tmerrshme" të të drejtave të njeriut kundër ujgurëve etnikë në provincën veriperëndimore Xinjiang.
Në një deklaratë të dorëzuar në Parlamentin britanik, Sekretari i Jashtëm Dominic Raab tha se sanksione do t'i vendosen edhe Byrosë së Sigurisë Publike të Prodhimit dhe Ndërtimit në Xinjiang.
Duke i quajtur shkeljet si "një program shumë shqetësues të shtypjes", Raab tha: "Kjo është një nga krizat më të këqija të të drejtave të njeriut në kohën tonë dhe unë besoj se provat janë të qarta pasi janë kthjelluese."
"Ai përfshin imazhe satelitore, dëshmi të të mbijetuarve, dokumentacion zyrtar dhe kuptohet rrjedhë të informacioneve nga vetë qeveria kineze, raportime të besueshme me burim të hapur përfshirë nga Human Rights Watch dhe Amnesty International, si dhe vizita nga diplomatët britanikë në rajon që kanë vërtetuar të tjera raporte në lidhje me shënjestrimin e grupeve specifike etnike" shtoi ai.
Sekretari Raab gjithashtu tha se "shprehja e fesë është kriminalizuar, gjuha dhe kultura ujgure janë diskriminuar në një shkallë sistematike".
Raab në janar kritikoi trajtimin e Kinës ndaj ujgurëve si "barbarizëm".
Sanksionet e Britanisë vijnë pas sanksioneve të BE-së të njoftuara më herët gjatë ditës, duke akuzuar katër zyrtarë se qëndrojnë pas abuzimeve në Xinjiang.
Rajoni Xinjiang është shtëpia e rreth 10 milionë ujgurëve. Grupi turk musliman, i cili përbën një shumicë prej rreth 45 për qind të popullsisë në Xinjiang, ka akuzuar prej kohësh autoritetet e Kinës për diskriminim kulturor, fetar dhe ekonomik.
Sipas zyrtarëve amerikanë dhe ekspertëve të OKB-së, deri në 1 milion persona, ose rreth 7 për qind e popullsisë muslimane në Xinjiang, kanë qenë të burgosur në një rrjet në zgjerim të kampeve të "riedukimit politik"./aa























