Nigeri, gjatë 3 muajve u arrestuan 2.792 anëtarë të bandave të armatosura
Zëdhënësi i Policisë në Lagos, tha se që nga janari janë kryer operacione kundër anëtarëve të bandave të armatosura në pjesë të ndryshme të shtetit.
Në shtetin Lagos të Nigerisë në Afrikën Perëndimore, 2.792 persona u arrestuan gjatë 3 muajve në operacionet kundër bandave të armatosura, transmeton Anadolu Agency.
Zëdhënësi i Policisë në Lagos, Muyiwa Adejobi, për mediat lokale tha se që nga janari janë kryer operacione kundër anëtarëve të bandave të armatosura në pjesë të ndryshme të shtetit.
Adejobi tha se 2.792 anëtarë të bandave u kapën në operacione dhe se u sekuestrua një sasi e konsiderueshme municioni që u përkiste bandave. Ai deklaroi se të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë.
Në Nigeri, që nga viti 2008 ngjarjet që filluan me përplasjet e barinjve dhe fermerëve në vitin 2015 janë kthyer në përpjekje për rrëmbimin e personave dhe grabitje.
Vitin e kaluar në vend 3.188 njerëz humbën jetën në përleshjet midis bandave të armatosura.
Si pjesë e "Operacionit Puff Adder" midis prillit dhe korrikut të vitit të kaluar, 2.504 anëtarë të bandave u kapën dhe u shpëtuan 207 njerëz të rrëmbyer.























