Franca nis vaksinimin e popullsisë të shtunën
Presidenti Macron u jep përparësi personave mbi 70 vjeç.
Franca do të fillojë me vaksinimin e popullsisë të shtunën te personat mbi 70 vjeç, bën të ditur presidenti francez Emmanuel Macron. Pas kritikave të shumta ndaj shtetit për menaxhimin e ngadaltë të vaksinimit, ai tha se prej muajit prill do ta shpejtojnë procesin.
Franca mundëson vaksinimin për personat mbi 70 vjeç dhe ata mbi 50 vjeç me gjendje jostabile.
Franca po preket nga vala e tretë e infektimeve, por ka mbetur prapa si asnjë shtet perëndimor me numrin e personave të vaksinuar, e cila ka nisur me 8.8 milionë doza në krahasim me Britaninë që ka siguruar 30 milionë dhe Gjermania me rreth 11 milionë doza.
Qeveria franceze po ashtu paraqet planet që stadiumet sportive t’i kthejë në qendra të vaksinimit, raporton France24.
Franca, e cila ka popullsi prej 67 milionë banorësh, synon t’i vaksinojë 10 milionë persona deri në mes të prillit dhe deri 30 milionë deri në mes të qershorit.























