Koreja e Veriut provoi raketat për herë të parë gjatë presidencës së Biden
BKT
   Bota

Koreja e Veriut provoi raketat për herë të parë gjatë presidencës së Biden

Koreja e Veriut lëshoi ​​dy raketa me rreze të shkurtër veprimi, të dielën.

Prova e raketave u krye vetëm disa ditë pasi Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, vizituan Japoninë dhe Korenë e Jugut, njofton Hs, transmeton RTKLive.

Prova e raketave ishte e para, që kur Joe Biden u bë president i Shteteve të Bashkuara.

Biden ka komentuar, duke deklaruar se, sipas Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, këto janë operacione normale për Korenë e Veriut.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, para gazetarëve deklaroi se testi i raketave ishte nga një skaj i vogël i provokimeve të Koresë së Veriut.

Sipas tij, nuk ishte një provë raketore bërthamore ose lëshimi i një rakete balistike ndërkontinentale./RTKLive