09:43 / 24.03.2021
Një vajzë shtatë vjeçare u vra në Mianmar
Një vajzë shtatë vjeçare u qëllua për vdekje, të martën, në qytetin e dytë më të madh të Myanmarit, në Mandalay.
Është viktima më e re e dhunës që ka tronditur vendin që nga fillimi i shkurtit.
Sipas motrës së vajzës, shtatë vjeçarja ishte ulur në prehrin e babait të saj në shtëpi, kur ata u qëlluan, njofton Aftonbladet.
Më shumë se 160 njerëz kanë humbur deri më tani jetën e tyre si rezultat i trazirave që kanë shpërthyer që nga fillimi i protestave kundër grushtit të shtetit ushtarak.























