Kanali i Suezit bllokuar nga një anije gjigante
BKT
   Bota

Kanali i Suezit bllokuar nga një anije gjigante

Kanali Suez në Egjipt është bllokuar nga një anije e madhe kontejnerësh, e cila u përplas

Anija u përplas të martën herët duke bllokuar trafikun e anijeve transportuese në të dyja anët, njofton Aftonbladet.

Rimorkiatorët janë përpjekur të kthejnë anijen 400 metra të gjatë dhe 59 metra të gjerë, por ekziston shqetësimi se mund të mbetet i bllokuar për disa ditë.

Kanali lidh Mesdheun me Detin e Kuq dhe siguron lidhjen më të shkurtër detare midis Azisë dhe Evropës.

Anija e regjistruar në Panama, The Ever Given, ishte rrugës nga Kina për në Roterdam.