Kryeministri italian paralajmëron rihapjen
BKT
   Bota

Kryeministri italian paralajmëron rihapjen

Draghi thotë se vendi ka në dispozicion 4 vaksina të sigurta dhe efektive.

Kryeministri italian Mario Draghi është shprehur sot se vendi ka katër vaksina efektive për t’u administruar në popullatë, ndërsa shpjegoi se plani është që shkollat të hapen pas Pashkëve, raporton Corriere della Sera.

Duke folur për krizën e koronavirusit në Senat, Draghi tha se qëllimi kryesor është vaksinimi i sa më shumë njerëzve në një kohë sa më të shkurtër që të jetë e mundur.

“Ne kemi 4 vaksina të sigurta dhe efektive, Johnson & Johnson gjithashtu arrin në prill. Qëllimi është të vaksinohen sa më shumë njerëz që të jetë e mundur në kohën më të shkurtër të mundshme: ne duhet ta sjellim ritmin në gjysmë milioni të vaksinuar në ditë”.

Po ashtu, kryeministri italian tha se këto ritme vaksinimi janë të mira për të nisur rihapjen e vendit. Sa i përket pasaportës së gjelbërt europiane, Draghi tha se qëllimi është që ajo të nisë t’u jepet brenda tre muajve të gjithëve atyre që janë vaksinuar apo shëruar nga virusi.