SHBA-ja në prill synon të rifillojë dialogun strategjik me Irakun
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, konsideron se ky është një rast i rëndësishëm për bisedime për interesat e përbashkëta të dy vendeve në shumë sfera, nga siguria deri në kulturë, tregti dhe klimë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, deklaroi se në muajin prill do të rifillojë dialogu strategjik me Irakun, raporton Anadolu Agency.
Ajo konsideron se ky është një rast i rëndësishëm për bisedime për interesat e përbashkëta të dy vendeve në shumë sfera, nga siguria deri në kulturë, tregti dhe klimë.
“Jemi të lumtur se në prill do të rifillojmë dialogun tonë strategjik me qeverinë irakiane. Ky do të jetë një rast i mirë për dialog mbi interesat tona të përbashkëta në shumë sfera, nga siguria deri në kulturë, tregti dhe klimë”, tha Psaki.
Sipas saj, në takimet do të duhet të bisedojmë edhe për atë se i vetmi qëllim i forcave të koalicionit në Irak është këshillimi i forcave irakiane me qëllim për të parandaluar ripërtëritjen e organizatës terroriste të DEASH-it.
“SHBA-ja është e përkushtuar ndaj sovranitetit të Irakut. Ne shpresojmë në bisedime të rëndësishme me udhëheqësit irakianë mbi partneritetin tonë të ardhshëm, siç përcaktohet në Marrëveshjen Kornizë Strategjike midis dy vendeve", shtoi Psaki.























