Kenia, disa të vdekur gjatë një sulmi me bombë
Guvernatori i Mandera-s, Ali Roba, deklaroi se sulmi është kryer me ndihmë të bombës që më herët ishte montuar në rrugë, dhe theksoi se u aktivizua në momentin kur në këtë pjesë të rrugës kaloi një autobus.
Së paku tre persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi me bombë në rajonin Mandera të Kenias, në kufi me Somalinë, raporton Anadolu Agency.
Guvernatori i Mandera-s, Ali Roba, deklaroi se sulmi është kryer me ndihmë të bombës që më herët ishte montuar në rrugë, dhe theksoi se u aktivizua në momentin kur në këtë pjesë të rrugës kaloi një autobus.
Ai tha se gjatë shpërthimit të bombës humbën jetën tre persona, ndërsa një numër i madh i njerëzve u plagosën.
Dëshmitarët konfirmuan se autobusi u shkatërrua nga shpërthimi.
Forcat e sigurisë konsiderojnë se prapa këtij sulmi qëndron organizata terroriste Al-Shabaab, duke druajtur se numri i të vdekurve dhe i të plagosurve mund të rritet.
Sulmi vijoi pas tentim sulmit të djeshëm të Al-Shabaab-it mbi një stacion policor në Mandera.























