Japoni, kërkohet vlerësim mbi sigurinë për evakuimin e ujit në Fukushima
Kryeministri japonez Yoshihide Suga tha se qeveria do të vendos "në kohën e duhur" për evakuimin e ujit.
Japonia kërkoi nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) të kryejë një vlerësim mbi sigurinë për evakuimin e ujit radioaktiv të akumuluar në termocentralin bërthamor Fukushima Daiichi.
Ministri japonez i Industrisë, Ekonomisë dhe Tregtisë, Hiroshi Kajiyama është takuar me presidentin e IAEA-së, Rafael Mariano Grossi me të cilin ka diskutuar mbi situatën e fundit në lidhje me evakuimin e ujit të akumuluar në termocentralin Fukushima Daiichi.
Gjatë takimit, ministri Kajiyama kërkoi nga IAEA që të bëjë një vlerësim shkencor dhe objektiv të sigurisë në lidhje me evakuimin e ujit radioaktiv të akumuluar në impiant dhe ta shpallë këtë për publikun ndërkombëtar.
Lidhur me çështjen në fjalë kryeministri japonez Yoshihide Suga tha se qeveria do të vendos "në kohën e duhur" për evakuimin e ujit.
Kapaciteti mbushet në vitin 2022
Materialet radioaktive të formuara në ujë të pastër, i cili përdoret për të ftohur reaktorët e dëmtuar në impiant, dekompozohen përveç materialit tritium, falë sistemit të avancuar të trajtimit të lëngjeve (ALPS).
Uji i dekompozuar i ruajtur në objektet i cili është duke u rritur dita ditës pritet të mbushë kapacitetin e rezervuarit të ruajtjes së ujit të kompleksit Fukushima deri në verën e vitit 2022.























