Von der Leyen: EMA të përshpejtojë miratimin e vaksinave antiCovid-19
BKT
   Bota

Von der Leyen: EMA të përshpejtojë miratimin e vaksinave antiCovid-19

Komisioni Evropian po përshpejton praktikat mbi autorizimin e vaksinave Covid-19 të adaptuara në variante të ndryshme, deklaroi presidentja e Komisioni Evropian Ursula Von der Leyen.

“Ne po lejojmë EMA-n të miratojë vaksinat më shpejt për t’u përballur me variacione të reja”, shtoi ajo.

”Më shumë aprovim i shpejtë do të thotë më shumë vaksina në qarkullim dhe më shumë europianë të mbrojtur nga virusi”, komentoi presidentja Ursula Von der Leyen./atsh