Vazhdojnë protestat në Bangkok
BKT
   Bota

Vazhdojnë protestat në Bangkok

Protestat kundër qeverisë në Tajlandë vazhdojnë.

Të mërkurën, mijëra protestues pushtuan rrugët e Bangkokut.

Është protesta e parë e këtij lloji që nga e shtuna e kaluar, kur policia përdori gaz lotsjellës, fishekë gome dhe topa uji për të ndaluar një protestë, njofton Aftonbladet, transmeton RTKLive.

Më shumë se 30 njerëz u plagosën. Protestat e drejtuara nga studentët kërkojnë reforma sa i përket fuqisë së mbretit dhe dorëheqjen e kryeministrit Prayuth Chan-O-Cha.

Një kërkesë tjetër është që protestuesit që janë burgosur për fyerjen e monarkisë, një krim që mund të rezultojë në 15 vjet burg në Tajlandë, të lirohen.

Më shumë se 70 protestues janë akuzuar për krim dhe një duzinë janë në paraburgim.

“Nuk ka rëndësi se sa nga miqtë tanë arrestojnë - 10 ose 100 - ne nuk do të qëndrojmë duarkryq”, thotë Benja Apan, një nga udhëheqësit e protestës./RTKLive