Ushtria nigeriane neutralizon 11 anëtarë të bandës së armatosur
Vitin e kaluar në vend 3.188 persona humbën jetën në përleshjet midis bandave të armatosura.
Në shtetin Abia të Nigerisë 11 anëtarë të bandës janë neutralizuar në operacionin e ushtrisë kundër bandave të armatosura.
Sipas lajmeve të mediave kombëtare, ushtria kreu një operacion kundër bandave të armatosura në rrethin Aba të provincës Abia.
Në operacion 11 anëtarë të bandës u vranë dhe shumë anëtarë të tjerë u plagosën dhe ikën.
Ngjarjet që filluan me përplasjet e barinjve dhe fermerëve në Nigeri në vitin 2008 janë kthyer në përpjekje rrëmbimi dhe grabitje që nga viti 2015.
Vitin e kaluar në vend 3.188 persona humbën jetën në përleshjet midis bandave të armatosura.
Si pjesë e operacionit "Puff Adder" midis prillit dhe korrikut të vitit të kaluar 2.504 anëtarë të bandave u kapën dhe u shpëtuan 207 tjerë të rrëmbyer për shpërblim.























