09:08 / 25.03.2021
Kashmir, 5 të vdekur nga goditja e ortekut
Një shtëpi në fshatin Sargan të Luginës Neelum u mbulua nga bora duke rezultuar me vdekjen e një gruaje dhe 4 fëmijëve të saj.
Të paktën 5 persona humbën jetën dje vonë kur një ortek bore goditi një fshat në Kashmir.
Një shtëpi në fshatin Sargan të Luginës Neelum u mbulua nga bora duke rezultuar me vdekjen e një gruaje dhe 4 fëmijëve të saj, njoftoi Radio Pakistani.
Banorët lokal dhe policia nxorën trupat ndërsa puna e shpëtimit ende vazhdon.
Provinca veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa dhe Kashmiri u goditën nga reshjet e dendura të shiut dhe borës gjatë tri ditëve të fundit.























