09:21 / 25.03.2021
11 raste të reja me COVID-19 në Kinë
Kina vazhdon të ketë shifra të ulta të infeksioneve ditore me COVID-19.
Kina raportoi 11 raste të reja COVID-19 në 24 Mars, nga 10 raste një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit të enjten, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, në një deklaratë, tha se të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë.
Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, u rrit në 10 nga tetë raste një ditë më parë.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 90,136, ndërsa numri i vdekjeve mbeti i pandryshuar në 4,636.























