Përkeqësohet shëndeti i Navalnyt
BKT
   Bota

Përkeqësohet shëndeti i Navalnyt

Shëndeti i Alexei Navalny është "përkeqësuar ndjeshëm" në një burg rus dhe avokatët nuk janë takuar ende me të.

Politikani i opozitës ruse bëhet e ditur se vuan nga "dhimbje të forta shpine dhe mpirje të këmbës".

Për gjendjen e tij të rëndë shëndetësore njoftojnë edhe mediet botërore.

Kështu, “The Guardian” njofton se shëndeti i politikanit të opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili po mbahet në burg, është përkeqësuar ndjeshëm.

Për gjendjen e tij shëndetësore raportohet gjithashtu edhe nga agjencitë e lajmeve AFP dhe Reuters.

Sipas The Guardian, Leonid Volkov, ndihmësi i ngushtë i Navalny, kishte thënë të mërkurën se Navalnyi vuante nga dhimbje të forta shpine, si dhe ënjtje të këmbës.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, avokatët e Navalnyt do të duhej të takoheshin me Navalnyn të mërkurën pasdite, por ata nuk u lejuan të takoheshin.

Sipas The Guardian, avokatët e Navalnyt dyshojnë se autoritetet e burgut po përpiqen të fshehin faktin që Navalnyi është dashur të transferohet në spital.

"Ne nuk e kuptojmë se ku është Alexei Navalnyi dhe pse atij po i ndalohet takimi me avokatët", kishin thënë ata.

Kjo ishte hera e parë që Navalny nuk kishte arritur në një takim të rënë dakord me avokatët e tij. Navalnyi u transferua në fillim të marsit në kampin e burgut Pokrov në rajonin Vladimir, në lindje të Moskës.