10:47 / 25.03.2021
Italia ka vaksinuar me nga dy doza mbi 2 milion të popullsisë
Ministria italiane e shëndetësisë njofton për procesin e vaksinimit.
Ministria e Shëndetësisë italiane bën me dije se deri me tani mbi 2 milion italianë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar ka arritur në 2,706, 381.
Ndërkohë ditën e djeshme autoritetet shëndetësore raportuan 21,267 raste të reja me Covid dhe 460 viktima.























