Finlandë, mësimi në distancë të vazhdohet deri në festën e pashkëve
Mësimi në distancë të vazhdohet deri në festën e pashkëve, ngase përqindja e infeksioneve në mesin e fëmijëve është rritur pasi edhe fëmijët asimptomatikë janë testuar.
Shkollat e mesme, shkollat profesionale janë duke zhvilluar procesin e mësimit në distancë pothuajse në të gjithë vendin, por afati i caktuar për bllokimin skadon të hënën e ardhshme.
Kufizimet në shkollat janë zbatuar në shkollat fillore, në ciklin e lartë, në shkollat e mesme dhe ato profesionale, njofton Hs, transmeton RTKLive.
Tani, në fazat e shpërndarjes dhe përshpejtimit, mësimi i përkohshëm në distancë zgjat deri më 28 mars, pas së cilës fuqia vendimmarrëse lidhur me këtë çështje i kalon përsëri administratës rajonale.
Ministri i Arsimit, Jussi Saramo, ka thënë se qeveria nuk do të udhëzojë më shkollat të vazhdojnë mësimin në distancë.
Admionistrata e arsimit në rrethinën e Helsinkit vendosi që nxënësit e të shkollës fillore të ciklit të lartë dhe të shkollave të mesme të vazhdojnë mësimin në distancë deri në festën e pashkëve./RTKLive























