Duda: Antisemitizmin nuk mund ta pranojmë kurrë
Mes qytetarëve polakë ishte me të vërtetë i madh numri i atyre që ndihmuan vërtetë hebrenjtë gjatë Holokaustit, deklaroi presidenti polak, Andrzei Duda.
Gjatë një ceremonie me rastin e Ditës Kombëtare të Përkujtimit për polakët që shpëtuan hebrenjtë nga pushtimi gjerman, Duda theksoi se ”nuk duhet të jemi kurrë indiferent ndaj antisemitizmit”.
“Kombi hebre mbijetoi, ndër të tjera, falë sakrificës së madhe të atyre që treguan humanizëm të jashtëzakonshëm, besim të jashtëzakonshëm dhe heroizëm të jashtëzakonshëm”, shtoi ai.
24 Marsi është ”Dita Kombëtare e Përkujtimit” për polakët që shpëtuan hebrenjtë nën okupimin gjerman dhe për të përkujtuar vrasjen, në 1944 nga nazistët gjermanë, të të gjithë familjes polake Ulm, që strehoi bashkëqytetarët me origjinë hebraike.
“Unë gjithmonë theksoj se ne ishim një nga ato pak kombe që për të ndihmuar hebrenjtë nuk u kërcënuan me dënim burgu, por me vdekje,” theksoi presidenti.
Presidenti theksoi se deklaratat e rishfaqura, krejtësisht të padrejta, në lidhje me bashkëpunimin e polakëve me nazistët, pasi polakët si komb “ishin kryesisht një komb i njerëzve të mirë apo edhe heroikë”./atsh























