Sulm ndaj kampit të selive qendrore të OKB-së dhe Unionit Afrikan në Somali
BKT
   Bota

Sulm ndaj kampit të selive qendrore të OKB-së dhe Unionit Afrikan në Somali

Të paktën 3 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e sulmit me mortaja ndaj kampit Halane ku ndodhen selitë qendrore të OKB-së dhe Unionit Afrikan në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

ë paktën 3 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e sulmit me mortaja ndaj kampit Halane ku ndodhen selitë qendrore të OKB-së dhe Unionit Afrikan në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Abdi Yusuf, zyrtar i Policisë së Rajonit Dharkinley, në deklaratën për AA tha se kampi Halane ku ndodhen selitë e OKB-së dhe Unionit Afrikan është sulmuar me mortaja.

Ai tha se si pasojë e predhave të mortajës që kanë goditur edhe shtëpitë përreth kanë humbur jetën të paktën 3 civilë, ndërsa janë plagosur 5 të tjerë.

Kampi i cili është shënjestruar për të dytën herë gjatë muajit të fundit, brenda tij ka edhe përfaqësitë diplomatike të vendeve si Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Përgjegjësinë mbi sulmin e mori organizata terroriste Al-Shabaab.