Suedi, nxënësit mund të kthehen në shkollë, ndonëse rreziku nuk ka mbaruar
BKT
   Bota

Suedi, nxënësit mund të kthehen në shkollë, ndonëse rreziku nuk ka mbaruar

Nxënësit e shkollave të mesme do të lejohen të kthehen në shkollë nga 1 prilli.

Kështu ka deklaruar ministrja e Arsimit të Suedisë, Anna Ekström, në një konferencë për shtyp.

"Shkolla duhet të jetë gjëja e fundit që mbyllim dhe gjëja e parë që hapim," theksoi ajo, njofton SvD, transmeton RTKLive.

Nxënësit e shkollave të mesme së shpejti do të lejohen të kthehen në shkollë.

Rekomandimi i Agjencisë Suedeze të Shëndetit Publik që mësimi në shkollat e mesme e aplikuar në distancë, për shkak të pandemisë, skadon më 1 prill.

“Ky ndoshta do të shihet si një mesazh gëzimi për shumë studentë dhe sigurisht që edhe mua më kënaq. Por askush nuk duhet ta interpretojë këtë se ne i fryejmë rrezikkut”, thotë Anna Ekström.