SHBA, të burgosurit gjatë tentimit të arratisjes vranë dy nëpunës të burgut
Inspektori për raste të vrasjes në shtetin federal të Iowa-s, Richard Rahn, njoftoi se incidenti ndodhi në burgun e qytetit Anamosa.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy të burgosur gjatë tentimit për arratisje vranë dy nëpunës të burgut.
Inspektori për raste të vrasjes në shtetin federal të Iowa-s, Richard Rahn, njoftoi se incidenti ndodhi në burgun e qytetit Anamosa.
Ai tha se 28-vjeçari Michael Dutcher dhe 39-vjeçari Thomas Woodard tentuan të arratisen nga burgu dhe me çekan vranë infermieren Lorena Schulte (50) dhe nëpunësin Robert McFarland të cilët tentuan të parandalojnë tentativën e arratisjes.
"Të burgosurit rrëmbyen një nëpunës teksa përpiqeshin të arratisen, por u plagosën dhe u parandaluan të largoheshin nga kompleksi i burgut", tha Rahn.
Drejtori i Entit ndëshkimor përmirësues paralajmëroi se do të kryhet një hetim i hollësishëm mbi incidentin, përfshirë një hetim mbi lëshimet e mundshme nga rojet e burgut dhe nëpunësit.
Të burgosurit janë kthyer në qeli, ndërsa kundër tyre është ngritur aktakuzë e re për vrasje të dyfishtë dhe rrëmbim. Ata mund të përballen me dënim të përjetshëm me burg në shtetin e Iowa-s në të cilin nuk ka dënim me vdekje.























