Polonia mbyllet pas përhapjes së shtuar të virusit
BKT
   Bota

Polonia mbyllet pas përhapjes së shtuar të virusit

Polonia po përgatit një mbyllje të të institucioneve të edukimit të fëmijëve parashkollorë, të mjediseve sportive dhe dyqaneve që nuk ofrojnë produkte absolutisht të nevojshme.

Këtë deklaratë e ka dhënë kryeministri Mateusz Morawiecki (Ligj dhe Drejtësi), duke parapërgatitur vendin, në rast se numri i të infektuarve nga koronavirusi shkon në rritje, njofton SvD, transmeton RTKLive.

“Polonia është në momentin më të vështirë gjatë pandemisë deri më tani, ka deklaruar kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.