14:24 / 25.03.2021
Finlandë, 726 infeksione të reja koronare dhe 4 vdekje
Rreth 781,100 njerëz tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës së koronavirusit.
Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Mirëqenies (THL) të Finlandës, 726 persona janë infektuar nga koronavirusi brenda 24 orëve të fundit.
Ndërkohë që katër raste të vdekjeve janë raportuar nga sëmundja me koronavirus, njofton Hs, transmeton RTKLive.
Bëhet e ditur se 287 persona janë në kujdesin spitalor, nga të cilët 59 janë në kujdes intensiv.
Ndërsa rreth 781,100 njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, duke arritur kuotën e rreth 17 përqindshit të popullatës finlandeze mbi moshën 16 vjeç të jenë vaksinuar./RTKLive























