14:58 / 25.03.2021
2046 raste me Covid dhe 69 të vdekur në Zvicër
Në 24 orët e fundit, 2046 infeksione të reja me koronavirus u raportuan në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.
Numri i testeve të kryera është 42,877, ndërkohë që shkalla e pozitivitetit është 4.8 për qind.
BAG gjithashtu raporton 69 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 74 persona shtesë u shtruan në spital.
Rritja e konsiderueshme e numrit të vdekjeve krahasuar me një ditë më parë është për shkak të rregullimeve që lidhen me periudhën midis shtatorit 2020 dhe shkurtit 2021. /Albinfo.ch























