Nigeri, 20 persona humbën jetën në një përleshje të armatosur
Zyrtari i vetëqeverisjes lokale Mariga Ibrahim Ilyasu tha se përleshja ndodhi në fshatin Kotonkoro.
Të paktën 20 persona e kanë humbur jetën gjatë përleshjeve të pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe disa personave të armatosur në shtetin federal nigerian Niger, transmeton Anadolu Agency.
Zyrtari i vetëqeverisjes lokale Mariga Ibrahim Ilyasu tha se përleshja ndodhi në fshatin Kotonkoro.
Ilyasu theksoi se ushtarët që mbërritën në vendin e ngjarjes gjetën 20 trupa të pajetë të anëtarëve të forcave lokale të sigurisë.
Ai tha se ushtria e ka vënë situatën nën kontroll.
Në disa provinca në këtë vend, përdorimi i motoçikletave është ndaluar për shkak të sulmeve të shpeshta nga shoferët kohët e fundit.
Në disa pjesë të Nigerisë, kullotat shpesh çojnë në konflikte midis fshatarëve lokalë dhe barinjve që vijnë nga pjesë të tjera të vendit, veçanërisht midis barinjve nga komuniteti Fulani dhe fiseve që jetojnë me bujqësi.
Anëtarët e komunitetit Fulani pretendojnë se fermerët po përpiqen të vjedhin bagëtinë e tyre dhe shpesh i sulmojnë ata.























