Vazhdon dhuna në Mianmar-katër të vrarë
Forcat e sigurisë së Mianmarit kanë vrarë të paktën katër persona që morën pjesë në një protestë rruge në Taunggyi, kundër grushtit të shtetit ushtarak, në shkurt.
Demonstrata u mbajtën gjithashtu të enjten në qytetin Rangoon dhe në disa pjesë të tjera të vendit.
Që kur junta mori pushtetin, gati dy muaj më parë, policia dhe ushtarët në shumë raste kanë qëlluar drejt turmave, shpesh drejt në kokat e protestuesve paqësorë, njofton Aftonbladet, transmeton RTKLive.
Të paktën 286 njerëz janë vrarë, sipas Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), duke përfshirë një vajzë shtatë vjeçare, e cila u qëllua për vdekje në shtëpinë e saj të Martën, ulur në prehrin e babait të saj.
Imazhet dhe filmat e përgjakshëm që janë përhapur në mediat sociale kanë ngjallur neveri dhe zemërim në të gjithë botën, ndërsa BE dhe SHBA vendosën sanksione ndaj vendit të hënën./RTKLive























