Papa iu zvogëlon rrogat kardinalëve
Kriza me pandeminë e shtyn Papa Françeskun për këtë vendim.
Kriza ekonomike për shkak të pandemisë ka arritur dhe në Vatikan.
Arka e Selisë së Shenjtë është vënë në vështirësi e ka detyruar Papa Francescon të vendos të shkurtoj rrogat e kardinalëve.
Prej muajit prill 227 kardinalët e Kurisë së Shenjtë, nga 88 vende të botës, do të kenë një reduktim me 10 % të pagës së tyre mujore që shkon nga 5000 deri në 5500 euro në muaj.
Gjithashtu për të gjithë të punësuarit në Vatikan, Papa Francesco ka vendosur të ngrijë për dy vjet rresht deri në prill të vitit 2023, rritjen e rrogës vit pas vit, për shkak të vjetërsisë në punë.
Reduktime në rrogë nën kuotën 10% do të kenë dhe drejtuesit klerikalë të Selisë së Shenjtë.
Por Papa Francesco ka vendosur të mos ketë asnjë shkurtim vendi pune tek të punësuarit në Vatikan e ka vendosur ta përballoj këtë krizë të ekonomike duke reduktuar pagesat e atyre që paguhen më shumë, reduktim që do të kryhet në rrugë proporcionale e progresive.
“Një e ardhme ekonomike e qëndrueshme kërkon ndër vendimet e tjera dhe masën në kidhje me opagat e personelit”, shkruan në letrën e tij apostolike dërguar punonjësve të Selisë së Shenjtë, Papa Francesco.
Vendimi i marrë nga Ati i Shenjtë prek të gjithë punonjësit jolaik të Vatikanit.























