16:48 / 25.03.2021
Kyriakides: Rritje shqetësuese e shifrave COVID-19 në BE
Po fillojmë të shohim një numër në rritje shqetësuese të vdekjeve, rasteve dhe shtrimeve në spital për shkak të COVID-19 në Bashkimin Europian, paralajmëroi eurokomisonierja për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.
“Rastet e infektimeve janë rritur në 19 shtete anëtare, pranimet në spitale në 15 dhe vdekjet në tetë”, vlerësoi Kyriakides.
“Javët e fundit kemi parë një rritje të numrit të varianteve. Mutacioni britanik është mbizotëruesi në qarkullim në BE”, i regjistruar në 25 vende dhe në 80% të sekuencave të testeve në disa shtete”, theksoi zyrtarja e BE-së.
Ajo shtoi, gjithashtu, se varianti afrikan është gjurmuar në 18 vende, kurse ai brazilian në nëntë./atsh























