Eritrea tërheq trupat nga rajoni etiopian Tigray
Qeveritë etiopiane dhe eritreane kanë ndaluar prej kohësh praninë e trupave Eritreane në Tigray.
“Eritrea po tërheq trupat e saj nga rajoni etiopian, Tigray”, tha kryeministri etiopian, Abiy Ahmed në një deklaratë të postuar në Twitter të premten.
Vendi fqinj i Etiopisë, Eritrea, është përfshirë në një konflikt të brendshëm etiopian, në të cilin po zhvillohet luftë nga forcat e qeverisë etiopiane dhe forcat rebele të shtetit Tigray, njofton AFP.
Ushtria eritreane, gjithashtu, ka luftuar kundër forcave Tigray.
Organizatat e të drejtave të njeriut akuzojnë ushtarët e Eritresë për masakra, me ç’rast kanë mbledhur prova ku identifikohen qindra civilë të vrarë nga ushtria eritreane në qytetin Aksum në nëntor 2020.
Përveç forcave eritrteane edhe forcat etiopiane janë akuzuar, gjithashtu, për vrasje dhe përdhunime të civilëve, që përbën krim lufte.
Tani qeveritë etiopiane dhe eritreane kishin ndaluar prej kohësh praninë e trupave Eritreane në Tigray, në kufirin me Eritreën.
Kryeministri etiopian, Abiy Ahmed, më në fund, e pranoi këtë të martën, ndërkaq të enjten, kryeministri Abiy udhëtoi për në Eritrea për t'u takuar me presidentin autoritar të vendit, Isaias Afwerk.
Qeveria etiopiane ka luftuar forcat e shtetit Tigray që nga fillimi i nëntorit. Abiy shpalli qeverinë fituese në fund të nëntorit, kur trupat kapën kryeqytetin e rajonit, Mekele.
Sidoqoftë, udhëheqësit e TPLF, partia në pushtet në rajonin Tigray, janë ende në arrati dhe luftimet vazhdojnë në zonat periferike.























