Londër: Masat e jashtëzakonshme deri në shtator
BKT
   Bota

Londër: Masat e jashtëzakonshme deri në shtator

Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuara, në përpjekje për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ka miratuar të premten vazhdimin edhe për gjashtë muaj të masave të jashtëzakonshme.

BBC njofton se në këtë mënyrë i mundësohet qeverisë konservatore të ketë autorizime të gjera për të kufizuar veprimet e përditshme.

Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik ka votuar vazhdimin e autorizimeve të jashtëzakonshme të qeverisë deri në shtator duke i dhënë dritën jeshile planit qeveritar për zbutjen graduale të masave të rrepta gjatë tre muajve të ardhshëm. Bëhet e ditur se për zgjatjen e autorizimeve të posaçme të qeverisë së kryeministrit Boris Johnson kanë votuar 484 deputetë ndërsa kundër kanë qenë gjithsej 76. Pavarësisht kësaj nënvizohet se kryeministri Johnson është përballur me kundërshtitë e disa deputetëve të partisë së tij sipas të cilëve çmimi i kufizimeve ka për të qenë më i lartë se leverdia prej tyre.   

Nurmi i infektimeve dhe bilanci tragjik i koronavirusit në Britani të Madhe gjatë shkurtit shënoi rëndie të ndjeshme, ndërkohë që në pjesën më të madhe të Evropës është në rritje.

Ligji mbi koronavirusin hyri në fuqi para një viti dhe me të i jepen Qeverisë autorizime të gjera – nga mbyllja e restoranteve e deri tek arrestimi i individëve për të cilët çmohet se janë në rrezik. Sekretari i britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka deklaruar se ky ligj ishte pjesa vendimtare e përgjigjes qeveritare ndaj koronavirusit  nga i cili, sipas të dhënave të fundit, janë prekur rreth katër milion e 327 mijë, ndërsa kanë ndërruar jetë mbi 126 mijë britanikë./Klan Macedonia