Milicia Huthi sulmon caqet e naftës të Arabisë Saudite
Milicia Huthi në Jemen njofton se ka sulmuar disa instalime nafte dhe ushtarake në Arabinë Saudite.
Objektet e naftës operohen nga ndërmarrja shtetërore saudite Saudi Aramco.
Milicia e mbështetur nga Irani thotë se sulmet kishin në shënjestër bazën ushtarake të Mbretit Abdelaziz, në Dammam dhe caqet ushtarake në Najran dhe Asir.
Ata, gjithashtu, thuhet se kanë sulmuar objektet e naftës në Ras al-Tanura, Rabigh, Yanby dhe Jizan. Koalicioni i udhëhequr nga sauditët kundër milicisë jemenase Huthi, thotë se ka ndaluar dhe shkatërruar disa dronë të ngarkuar me eksploziv.
Sikundër bën të ditur koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, milicia jemene u përpoq të sulmonte universitetet në Najran dhe Jazan.
Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite thotë se "masat parandaluese" do të merren pas sulmeve, raporton Royal News Agency SPA, transmeton RTKLive























