Mediumi izraelit: Presioni turk ndaj Kosovës për ambasadën n`Jerusalem
BKT
   Bota

Mediumi izraelit: Presioni turk ndaj Kosovës për ambasadën n`Jerusalem

Raportohet për letrën e Erdogan drejtuar Kurtit.

Mediumi izraelit ‘Israel Hayom’ ka shkruar për letrën që presidenti turk Reccep Tayip Erdogan i ka dërguar kryeministrit Albin Kurti për ta rishqyrtuar ambasadën e saj në Jerusalem.

“Presidenti i Turqisë, Erdogan ka kërkuar nga kryeministri i ri i Kosovës që ta rikonsiderojë hapjen e ambasadës në Jerusalem”, shkruan Israel Hayom.

Erdogani bërë këtë kërkesë në një letër urimi për kryeministrin Albin Kurti, i cili mori postin e shefit të ekzekutivit në fillim të javë. Zyra e kryeministrit Kurti lëshoi një kopje të letrës të enjten.

Kosova u bë shteti i parë europian dhe shteti i parë me shumicë myslimane që ka vendosur ambasadën në qytetin e Jerusalemit, pas ShBA-ve dhe Guatemalës.

Erdogan në anën tjetër ka paralajmëruar qeverinë e Kosovës më herët që kjo lëvizje mund t’i dëmtojë marrëdhëniet Kosovë-Turqi në të ardhmen.

Disa shtetet tjera ose kanë hapur ose janë zotuar se do të hapin zyra diplomatike në qytetin e Jerusalemit.