Drejtuesit e Facebook, Google dhe Twitter raportojnë para Kongresit
BKT
   Bota

Drejtuesit e Facebook, Google dhe Twitter raportojnë para Kongresit

Akuzohen për rolet e tyre për protestat në Kapitol dhe dizinformata për vaksinat antiCovid.

Themeluesit e gjigantëve të teknologjisë Facebook, Twitter dhe Google raportojnë në Kongresin amerikan në lidhje rolet e kompanive të tyre për protestat në Kapitol dhe dizinformata për vaksinat antiCovid, raporton France24.  

Gjatë dëgjimit nga Komiteti për Tregti dhe Energji, ligjbërësit sulmuan drejtorat Mark Zuckerberg të Facebook, Sundar Pichai të Google dhe YouTube, dhe Jack Dorsey të Tëitter për politikat e kompanive të tyre përdorimin e të dhënave të klientëve dhe përdorimin nga fëmijët.