Ish-drejtori i CDC thotë se Covid-19 u krijua në një laborator në Kinë
BKT
   Bota

Ish-drejtori i CDC thotë se Covid-19 u krijua në një laborator në Kinë

Virologu Redfield ishte në krye të CDC-së në kohën e Trump.

Dr. Robert Redfield, ish-drejtori i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha për CNN se  Covid-19 u krijua në një laborator në Kinë – një teori e diskutueshme por pa prova.

 

"Ky virus filloi të transmetohej diku në shtator, tetor në Wuhan,”  tha Redfield.

Redfield, një virolog që ishte në krye të CDC nën udhëheqjen e ish-Presidentit Donald Trump, tha se ai mendon se virusi u krijua në një laborator në Kinë dhe “shpëtoi”, jo domosdoshmërisht me qëllim.

 

Nuk ka prova të qarta për të mbështetur teorinë se virusi u krijua në laborator  megjithëse kjo luajtur një rol të vazhdueshëm në konspiracione dhe spekulime, duke përfshirë deklaratat e Trump.

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur diçka të tillë të  pamundur.