14:35 / 26.03.2021
Egjipt, dy trena janë përplasur, 32 të vdekur
Aksidenti ndodhi në pjesën veriore të qytetit të Sohag, ku të paktën 32 njerëz kanë vdekur dhe 66 të tjerë janë plagosur.
Aksidenti ndodhi afër qytetit të Sohag në jug të vendit, rreth 500 kilometra nga kryeqyteti Kajro. Sipas Reuters, trenat nuk lëviznin me shpejtësi të lartë. Sidoqoftë, dy vagonë u shkatërruan dhe një u rrëzua.
Ministria e shëndetësisë e vendit tha se ka 36 ambulanca në vendngjarje dhe të plagosurit aktualisht po dërgohen në spitalet lokale.























