Gjermania alarmon: Vala e tretë mund të jetë më e keqja
Ka shumë indikacione se vala e tretë e pandemisë covid-19 në Gjermani do të jetë më e keqe se dy të parat, deklaron Lothar Wieler, kreu i autoritetit gjerman të kontrollit të infeksionit-RKI.
Nëse përhapja e infeksionit nuk ngadalësohet ndjeshëm në të ardhmen e afërt, për shembull nga popullata që izolohet disi gjatë fundjavës së Pashkëve, ka të ngjarë që shkalla e infeksionit të arrijë deri në 100,000 raste të reja së shpejti , paralajmëron Lothar Wieler gjatë një konference për shtyp.
“Kemi javë shumë të vështira përpara nesh”, thotë Lothar Wieler, citon Süddeutsche Zeitung.
Bëhet e ditur se që nga fillimi i pandemisë, Gjermania, me 83 milionë banorë, ka raportuar pak më shumë se 2.7 milionë raste me covid-19, ndërkohë që më shumë se 75,000 njerëz kanë vdekur.























