Pakistani testoi raketë balistike tokë-tokë
BKT
   Bota

Pakistani testoi raketë balistike tokë-tokë

Raketa balistike tokë-tokë Shaheen-1A ka një distancë prej 900 kilometrash, sipas një deklarate të ushtrisë.

Pakistani sot ka kryer test fluturimi "të suksesshëm" të një rakete balistike, transmeton Anadolu Agency.

Raketa balistike tokë-tokë Shaheen-1A ka një distancë prej 900 kilometrash, sipas një deklarate të ushtrisë.

Deklarata tha se testi "ka për qëllim rivlerësimin e dizajnit të ndryshëm dhe parametrave teknik të sistemit të armëve, duke përfshirë sistemin e avancuar të navigimit".

Testi u dëshmua nga zyrtarë ushtarakë dhe shkencëtarë dhe inxhinierë të organizatave strategjike, theksohet në deklaratë.

Presidenti Arif Alvi, kryeministri Imran Khan dhe zyrtarët e lartë ushtarakë të vendit përgëzuan shkencëtarët dhe inxhinierët për testin e suksesshëm, thuhet më tej.