Itali, mbi 20 mijë raste të reja për një ditë
BKT
   Bota

Itali, mbi 20 mijë raste të reja për një ditë

Italia ka regjistruar 23,839 raste të reja me koronavirus, nga 357,154 teste të kryera.

Ndërsa, siç raportojnë mediat, numri i vdekjeve për 24 orët e fundit ishte 380.

Totali i viktimave shkon në 107.636 kurse shkalla e pozitivitetit qëndroi në 6.7%, një rënie shumë e vogël krahasuar me 6.8% të premten.

Gjithashtu, brenda ditës, betejën me sëmundjen e kanë fituar edhe 18,287 qytetarë të tjerë.

Deri më tani në Italia ka regjistruar gjithsej 571,878 raste aktive, 5,167 më shumë se të premten. Kurse që nga fillimi i pandemisë, 2.8 milionë qytetarë janë shëruar.