11:47 / 29.03.2021
Gjykimi për vrasjen e George Floyd fillon sot
Vrasësi i tij, Derek Chauvin ballafaqohet me 40 vjet burg.
Gjykimi i Derek Chauvin, policit amerikan të akuzuar për vrasjen e George Floyd në majin e vitit të kaluar fillon sot.
Chauvin është xhiruar nga kalimtarët në qytetin Minneapolis duke e shkelur ne fyt viktimën zezak për më shumë se nëntë minuta.
Kjo vrasje ka nxitur protesta masive nëpër SHBA dhe në botë kundër brutalitetit policor dhe racizmit, raporton BBC.
Chauvin, 45 vjeç, është një nga katër oficerët që ballafaqohen me gjyq, mirëpo ai akuzohet më së shumti nga ata me vrasje të shkallës së dytë dhe mund të dënohet deri me 40 vjet burg.
Familja dhe shokët e George Floyd kanë mbajtë vigjilje dhe kanë bërë lutjet në Minneapolis para fillimit të gjykimit.























