Kanadaja rekomandon vaksinën AstraZeneca për mbi 55-vjeçarët
BKT
   Bota

Kanadaja rekomandon vaksinën AstraZeneca për mbi 55-vjeçarët

Autoritetet shëndetësore të Kanadasë do të rekomandojnë provincat e vendit të përdorin vaksinën AstraZeneca për personat mbi 55 vjeç, njoftuan burime pranë qeverisë.

“Vendimi i qeverisë duhet të zyrtarizohet nga Komiteti Kombëtar Këshillues për Imunizimin, një komitet ekspertësh të pavarur, që ofron këshilla për Agjencinë e Shëndetit Publik të Kanadasë”, tha burimi në kushte anonimiteti.

“Deri më tani, asnjë rast i mpiksjes së gjakut nuk është raportuar në Kanada”, thanë autoritetet kanadeze në një deklaratë.

SHBA pritet të dorëzojë këtë javë në Kanada 1,5 milionë doza të vaksinës AstraZeneca.

Kanadaja ka porositur 20 milionë doza të saj, si një nga katër vaksinat të miratuara deri më tani nga Otava, së bashku me ato nga Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson./atsh