11:07 / 30.03.2021
Tanzani, 45 veta vdiqën në shërbimin përkujtimor të kryetarit të vendit
Dyzet e pesë njerëz u shkelën për vdekje në një shërbim përkujtimor për presidentin e ndjerë, John Magufuli, në Tanzani më 21 mars.
Kështu raporton agjencia e lajmeve AFP, duke cituar policinë e vendit.
Qindra qytetarë ishin mbledhur në një arenë, në qytetin Dar es Salaam, për t'i bërë nderimet e fundit presidentit, arkivoli i të cilit ishte shfaqur publik.
Në fillim, informacioni erdhi se disa ishin shkelur për vdekje dhe tani policia konfirmon numrin e të vdekurve.
“Shumë njerëz u përpoqën të hynin në stadium dhe disa nuk kishin durim. Ata u përpoqën të hynin brenda dhe kjo shkaktoi panik, duke shkaktuar vdekje e 45 njerëzve”, tha Lazaro Mambosasa, shefi i policisë rajonale të Dar es Salaam.























