Kolumbi: Luftë e pakompromis për të shpëtuar minatorët
Në Kolumbi, një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar për të shpëtuar njëmbëdhjetë minatorë që janë bllokuar në një minierë ari për tre ditë.
Kështu raporton mes tjerash Le Parisien, ku sipas autoriteteve lokale, punëtorët ishin bllokuar në minierën e paligjshme në Neira në Kolumbinë veriperëndimore, pas një përmbytjeje.
"Shpresojmë se do të mund t'i shpëtojmë brenda 48 orësh", tha Luis Velasquez, guvernatori i rajonit Calvas, në një konferencë shtypi.
Minatorët janë bllokuar në një bosht të thellë 17 metra, i cili u përmbyt të premten, pas një stuhie të madhe shiu.
Punëtorët e shpëtimit po përpiqen, ndër të tjera, të pompojnë ujë nga boshti.
Aksidentet e këtij lloji janë të zakonshme në Kolumbi, ku industria e paligjshme e minierave përfiton më shumë sesa tregtia e drogës.























