15:30 / 30.03.2021
Austria porosit vaksinat Sputnik
Kancelari austriak Kurz në negociata për blerjen e 1 milion dozave.
Austria ka nisur bisedimet me Rusinë për të blerë një milion doza të vaksinës Sputnik, njofton kancelari austriak, Sebastian Kurz.
Më herët ai u kritikua nga partitë opozitare për mosblerjen e të gjitha vaksinave anti-Covid që Vjena kishte marrë nga programi i blerjes në Bashkimin Europian.























