Afganistan, disa të vdekur në sulmin e talebanëve
BKT
   Bota

Afganistan, disa të vdekur në sulmin e talebanëve

Zëdhënësi i policisë, Shurish tha se militantët kryen sulm të armatosur ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë të cilët patrullonin në Dere-i Afgan, në qarkun Nijrab.

Gjatë një sulmi të armatosur të talebanëve ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë në Kapisi, në Afganistan, kanë humbur jetën 3 persona.

Zëdhënësi i policisë në Kapisi, Shaiq Shurish njoftoi se militantët kryen sulm të armatosur ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë të cilët patrullonin në Dere-i Afgan, në qarkun Nijrab.

Shurish tha se kanë humbur jetën 3 pjesëtarë të forcave të sigurisë ndërsa talebanët një e kanë rrëmbyer.

Talebanët ende nuk kanë reaguar lidhur me këtë sulm.