"Uashingtoni do të jetë lider në qasjen globale të vaksinave antiCOVID-19"
SHBA do të bëhet në muajt e ardhshëm lider në qasjen globale në vaksinat antiCOVID-19, pas kontributeve të para në Meksikë dhe Kanada, deklaroi kreu i diplomacisë amerikane, Antony Blinken.
“Unë parashikoj që, ndërsa vazhdojmë të imunizojmë të gjithë popullsinë amerikane, ne do të jemi në gjendje të bëjmë edhe më shumë në të gjithë botën”, tha Sekretari i Shtetit në një shkëmbim virtual me gazetarët.
“Në muajt e ardhshëm, unë jam i bindur se SHBA do të bëhen lider në garantimin e qasjes në vaksina në të gjithë botën”, tha ai.
Blinken kujtoi në veçanti se Uashingtoni kishte dhënë një kontribut prej dy miliardë dollarësh në COVAX dhe ishte zotuar të paguante dy miliardë më shumë deri në vitin 2022, ndërsa vendet e tjera rrisin pjesëmarrjen e tyre./atsh























