Mbi 30 milionë persona janë vaksinuar në Britani
BKT
   Bota

Mbi 30 milionë persona janë vaksinuar në Britani

Mbi 30 milionë (30,680,948) njerëz në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Në të njëjtën kohë, 4,040 raste të reja të konfirmuara të kovidit u raportuan të martën dhe 4,654 raste të reja të hënën, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Prandaj u shpall "E Hëna e Gëzuar" në Angli, kur qeveria lehtësoi disa kufizime, ndërsa vaksinimi përparonte.

Gjashtë persona nga dy familje të ndryshme tani mund të takohen në natyrë. Britania është goditur rëndë nga pandemia.

Ndërkohë që siç bëhet e ditur nga Universitetit Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara, rreth 4.3 milionë njerëz janë konfirmuar të infektuar dhe më shumë se janë regjistruar 126,000 vdekje./RTKLive