Kina largon gazetarin e BBC-së
BKT
   Bota

Kina largon gazetarin e BBC-së

Gazetarit të BBC-së nuk i lejohet qëndrimi i mëtejshëm në Kinë, nga shkaku i informimit për gjendjen e ujgurëve në Kinë.

Deportimi i gazetarit të BBC-së, John Sudworth, nga Kina, sikundër njofton BBC News, vjen nga shkaku i informimit në botë të ngjarejve të zhvilluara në rajonin Xinjiang, ndaj popullatës ujgure, që i përkasin fesë muslimane.

"Puna e John ka zbuluar të vërtetën, autoritetet kineze nuk donin që bota ta dinte", thuhet në njoftimin e BBC News, të botuar në një nga llogaritë e saj zyrtare në Twitter.