Pfizer: 100 për qind efektiv tek fëmijët midis 12 dhe 15 vjeç
BKT
   Bota

Pfizer: 100 për qind efektiv tek fëmijët midis 12 dhe 15 vjeç

Rezultatet e hershme të vaksinës në 12-15 vjeç, në Shtetet e Bashkuara, janë shumë inkurajuese, raporton Biontech-Pfizer.

Kompania shpreson të fillojë vaksinimin e të miturve kundër covid-19 në shkallë të gjerë përpara vitit të ardhshëm shkollor në Shtetet e Bashkuara.

Të ashtuquajturat studime të fazës 3 me vaksinën covid-19, në SHBA, tregojnë efikasitet 100 për qind dhe reaksione të fuqishme të antitrupave, thuhet në një njoftim për shtyp.